Moti i keq, OSSH: Dibra dhe Shkodra probleme me energjinë

Vendi ynë vijon të shoqërohet nga moti i keq, sidomos ne 24 orët e fundit, me përshkallëzim të kushteve atmosferike.

Impakti i reshjeve, shoqëruar me shkarkesa (rrufe), në rrjetin elektrik është konstatuar në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër. Kjo e fundit, në disa lagje ka probleme te furnizimit me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35kV.

OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë ne pune.

SHKARKO APP