Moti i keq pengon lundrimin në det, tragetet ndryshojnë orarin e nisjes

Moti i keq dhe deti i dallgëzuar ka penguar lëvizjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se tragetet nuk janë nisur natën e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Shkak është bërë forca prej 7 ballësh në det të hapur. Pranë brigjeve situata detare ka qenë më e qetë. Tragetet e linjës janë nisur vetëm mëngjesin e sotëm nga Durrësi dhe nga Bari, për të mbërritur në portet respektive pas mesditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?