Moti i keq përfshin edhe qarkun e Korçës, disa fshatra pa energji elektrike. Si paraqitet situata e rrugëve

Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkun e Korçës. Mësohet se reshjet e shiut janë shoqëruar me erë të fortë, ndërkohë që temperaturat janë ulur. Sipas informacioneve kalueshmëria e mjeteve në akset rrugore nacionale kryhet normalisht dhe pa probleme ndërsa vijon të mbetet i bllokuar nga dëbora segmenti i rrugës Shtylle-Panarit.

Nga informacioni i dhënë nga OSHEE, me energjinë elektrike janë krijuar defekte në Nënstacionin e Rehovës, i cili ka lënë pa energji zonat e Vithkuqit dhe të Lekasit, dhe në Nënstacionin e Gjancit, i cili furnizon disa fshatra te njësisë administrative Mollaj, dhe të Voskopit. Aktualisht pa energji elektrike janë fshatrat Velçan, Buzaishtë, Bishnicë, Jollë, ndërkohë që është konstatuar defekti dhe po vazhdon puna për rregullimin i defektit.

Grupet e punës kanë zbritur në terren për normalizimin e situatës ndërsa janë në ndjekje të vazhdueshme të saj pasi reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente.

SHKARKO APP