Moti i keq përfshin Greqinë, meterologët: Rrezikojnë të dalin nga shtrati 4 lumenj
Probleme serioze janë shënuar në Evia në këto momente, për shkak të motit të keq.
Mbi 40 shtëpi, bodrume hotelesh, biznese, si dhe makina janë përmbytur ndërsa disa përrenj dhe lumenj në Evian veriore po mbahen nën monitorim pasi janë në pikën kritike. Ekipet e shpëtimit po punojnë në mënyrë aktive për të evakuuar njerëzit që janë bllokuar në këto zona të përmbytura.
Kryetari i bashkisë Mantoudi , Limni, Agia Anna, Giorgos Tsapurniotis, u bën thirrje banorëve të kufizojnë udhëtimet dhe e përshkruan situatën si të rrezikshme.
Sipas zotit Tsapurniotis, “pjesa perëndimore e bashkisë, nga Rovies deri në Liqen, është mbushur me materiale portative pasi i gjithë mali është zhvendosur në vendbanime”.
Problemet kryesore aktualisht gjenden në Metohi dhe Rovies. Sipas autoriteteve, përveç shtëpive të përmbytura, banorët janë bllokuar pranë përrenjve dhe zjarrfikësja po punon për lokalizimin dhe largimin e tyre. Situata është e vështirë edhe në Pefki të Evisë Veriore. Përmbytjet kanë vërshuar, kanë kaluar nëpër vendbanim me pasojë disa persona të mbeten të bllokuar.
Vlen të theksohet se stacioni meteorologjik në Istiaia deri më tani ka regjistruar reshje prej 155 metër kub për hektar. Reshjet intensive që vijojnë të bien me intensitet në këto momente në Evian qendrore dhe veriore, kanë “fryrë” lumenj dhe përrenj, duke vënë në gatishmëri shërbimet përkatëse.
Sipas evima.gr, moti i keq Elias ka shkaktuar dëme të mëdha në komunën Mantoudi Limni, Agia Anna, në veri të Evisë, pasi fshatrat janë përmbytur dhe rrugët janë kthyer në përrenj.
Njëkohësisht është ngritur alarmi për derdhjen e katër lumenjve në Evia, Nilit, Kireas, Messapios dhe lumit në Sepiada.
“Deri në orën 18:00 kanë rënë 150 milimetra shi në pjesën perëndimore të komunës Limni dhe Rovies dhe e kanë futur të gjithë malin në vendbanime. Lusim qytetarët të mos lëvizin pa nevojë, jemi në rrezik uji është i tepërt. Të gjithë lumenjtë janë vërshuar . Situata aktualisht konsiderohet e rrezikshme”, tha ai.
Kujtojmëse dëmet dhe shkatërrimet nga stuhia “Daniel” ende mbizotërojnë në pjesën qendrore të Greqisë. Të paktën 16 të vdekur dhe 1 person është ende i zhdukur pas përmbytjeve që përfshinë qytete dhe fshatra në Thesali. Qindra banorë ende nuk janë kthyer në shtëpi. Ndërkohë sinoptikanët thonë se nuk ka rrezik që kjo stuhi të prekë Shqipërinë, si vend fqinj.