Moti i keq, përmbyten toka dhe banesa në fshatrat e Finiqit

Bashkia Finiq kas pasur probleme si pasojë e motit i keq, me shira të rrëmbyer me përmbytje tokash edhe banesash.

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmbytur sot disa fshatra të bashkisë Finiq.

Në fshatin Jermë pati rrëshqitje të rrugës.

Tek ura e madhe në fshatin Çaush dhe Krabe lumi i Bistricës doli nga shtrati, duke krijuar probleme për banorët dhe mjetet e kësaj zone.

Ndërsa, fshatrat Finiq, Çlirim, u përmbytën nga kanali KK3.

Përmbytje ka pasur edhe në zonën industriale në Vrion.

SHKARKO APP