Moti i keq, përmbytje në disa fshatra
Reshjet e rëna gjatë mbrëmjes së të premtes dhe gjatë gjithë natës, kanë krijuar një situatë problematike, sa i takon përmbytjeve në disa zona të bashkisë së Elbasanit. Në Bradashesh, në Bujqës, Muriqan, ish-Uzina 12, ka patur përmbytje të tokave bujqësore. Edhe në Cërrik ka patur parcela të përmbytura dhe uji, madje, ka krijuar depozitim edhe në disa lagje, por pa shkaktuar përmbytje të banesave. Shërbimi zjarrfikës dhe shtabi i emergjencave janë në terren, duke bërë largimin e ujërave.