Moti i keq, pezullohen lundrimet për nesër në linjat Durrës-Bari

Nisur nga moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas. Lundrimet e trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës do të pezullohen të dielën, më 12 janar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike të parashikuara për nesër.

Kapiteneria njofton se janë pezulluar lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari. Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë normalisht.

“Nisjet dhe mbërritjet për linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, datë 12.01.2024, janë anuluar për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor. Lundrimet për linjën Ankona-Durrës për të njëjtën datë do të funksionojnë si zakonisht”, njofton Kapiteneria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?