Moti i keq, pezullohet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës
Për shkak të kushteve meteorologjike Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë sot për shkak të përkeqësimit të motit.
Në një postim në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se vijojnë normalisht udhëtimin tragetet e linjës Durrës-Ankona-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.
“Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Barit që kanë nevojë për informacione më të detajuara mund të kontaktojnë me agjencitë respektive”, tha Drejtoria e Përgjithshme Detare.