Moti i keq, pezullohet lundrimi në Durrës dhe Vlorë
Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit tonë, shoqëruar me shtrëngata shiu dhe ere të fortë.
Shtrëngata me shi dhe erë të fortë kanë shkaktuar bllokimin e sektorit të peshkimit dhe ngarkim shkarkimit në portin e Durrësit.
Përballë kësaj situate, anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm janë urdhëruar të mos dalin në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Forca e detit mbi 6 ballë në breg dhe 8 në det të hapur.
Moti i keq ka përfshirë edhe Vlorë, ku në portin e këtij qyteti, lundrimi është pezulluar që prej ditës së djeshme.
Edhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka pezulluar lundrimin për shkak të dallgëzimit deri në 7 ballë në det të hapur.
Ndërkohë është pezulluar lundrimi edhe për peshkarexha e anije peshkimi.
KOHA JONË SONDAZH

