Moti i keq/ Pezullohet lundrimi, nuk niset trageti i linjës Vlorë – Brindisi

Moti i keq me erë dhe reshje shiu bëhet shkak për anulimin e lundrimit detar në Vlorë.

Porti Detar i Vlorës informon këtë mesditë se “Trageti i linjes Vlorë – Brindisi nuk do te lundrojë drejt Italisë”.

Ndërkohë mbetet i pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, deri në një njoftim tjetër në varësi të kushteve të motit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi nga Porti i Vlorës

Swiss Digital Mobile Reklama

“Porti Detar” Vlorë sh.a, ju informon se në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 28.02.2020, trageti “Galaxy” nuk do të niset nga porti i Vlorës. Pas përmirësimit të kushteve të motit trageti do të niset drejt portit të Brindisit në datë 29.02.2020.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?