Moti i keq, pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe të peshkimit

Lundrimi i anijeve të vogla dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës është pezulluar për të paktën 24 orët e ardhshme, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Ndërkohë, bëhet me dije se anijet e pasagjerëve të linjave ndërkombëtare nuk janë pezulluar, ato do të lejohen të dalin në det pavarësisht kushteve të motit.

Njoftimi:

Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe te peshkimit. Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme ne portin e Vlorës dhe jashtë saj do te jene si me poshtë: era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit te Vlorës; dhe jashtë gjirit të Vlorës. Era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë. Janë pezulluar te gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Anijet pasagjere te transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar!

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do te jete ne datën 01.02.2021 ora 16:00.

SHKARKO APP