Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese në Gjirin e Vlorës

Moti i keq, i shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë në det ka detyruar Kapitenerinë e Vlorës të pezullojë lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.

Në  bazë  të  parashikimit për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  është ndaluar dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese, anijeve të  peshkimit  dhe është kërkuar marrja e masave  për  sigurimin  e  mjeteve  në  vendet  e  ankoruara.

Për shkak të motit të keq edhe trageti Galaxy pritet të mbërrijë pak me vonesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?