Moti i keq, Policia Bashkiake e Tiranës shpëton dy të mitur nga Korça dhe Vlora

Dy të mitur janë shpëtuar gjatë mëngjesit të sotëm nga punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës. Pas sinjalizimit që kanë marrë nga qytetarë të ndryshëm, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë gjetur dy të mitur që në këto ditë të ftohta dhe të lagështa e kalonin natën duke u strehuar në ambiente të papërshtatshme.

Të rinjtë me inicialet S.P, 16 vjeç nga Vlora dhe K.J, 14 vjeç nga Korça janë gjetur në një nga bodrumet e pallateve në afërsi të Shkozës. Menjëherë atyre u është ofruar ndihma e parë nga punonjësit e shërbimit social të Bashkisë Tiranë dhe më pas konform procedurave ligjore, ju është marrë deklarata në prani edhe të psikologut.

Gjithashtu sipas procedurave ligjore, një prej fëmijëve i është dorëzuar punonjësve të policisë për ta dorëzuar tek prindërit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?