Moti i keq, Policia Rrugore-shoferëve: Bëni kujdes

Policia Rrugore i bën thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes në lëvizjet e tyre për shkak të motit të keq, që është i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. U bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

Gjithashtu, Policia Rrugore bën të ditur se deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar, ndërsa njofton se “në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”.

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?