Moti i keq rrëzon pemën në Berat, bllokohet për disa minuta rruga
Mot i keq i shoqëruar me erë dhe shi ka rrëzuar një pemë në Berat duke bllokuar për disa minuta njërin kah të aksit rrugor mes dy urave në Berat, asaj të Goricës dhe Urës së Varur.
Fatmirësisht rrëzimi i pemës rrap në Berat nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme materiale në mjetet që qarkullonin në rrugë.
Rrëzimi i pemës ka dëmtuar mbrojtësen prej hekuri në anë të rrugës së këmbësorëve dhe ka përfunduar në rrugën automobilistike.
Është dashur ndërhyrja e punonjësve të zjarrfikëses të cilët kanë prerë me sharrë pjesë të pemës dhe i kanë larguar nga rruga duke bërë të mundur kështu hapjen e qarkullimit për makinat.

KOHA JONË SONDAZH

