Moti i keq/ Rruga e Llogorasë, e pakalueshme. Rrëzohen shtylla tensioni dhe pemë

Moti i keq ka shkaktuar problem të konsiderueshme në Vlorë. Si pasojë e erës së fortë janë dëmtuar disa shtylla elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimit fidrin R1 të nënstacionit të Radhimës. Si pasojë e këtij dëmi kanë mbetur pa energji elektrike zonat Dukat, Tragjas e Llogara.

Ndërkohë OSHEE në Vlorë njofton se për të rregulluar këtë problem ka ngritur një grup pune të cilët edhe pse në kushte të pafavorshme po punojnë për të rikthyer energjinë.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq, ka patur probleme edhe në portin e Vlorës, ku raportohet se janë krijuar dallgë deri në dy metra. Si pasojë Kapiteneria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e lundrimeve të gjitha mjeteve të peshkimit.

SHKARKO APP