Moti i keq, vonohet nisja e trageteve nga Durrësi për në Itali

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të mbrëmjes kanë shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga porti Durrësit drejt Italisë.

Kapiteneria e portit Detar të Durrës ka theksuar se shkak për vonesat në nisje është bërë era e fortë me drejtim veri-perëndim dhe deti me forcë mbi 6 ballë.

Ndërsa tragetet që mbërrijnë nga Bari janë ankoruar në orar në port. Gjithashtu probleme janë hasur edhe në sektorin e peshkimit, ku puna është pezulluar përkohësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtet atmosferike në gjirin e Durrësit janë drejt përmirësimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?