Moti i kësaj të diele. Paraditja me mot të kthjellët, pasditja me shi
Kjo e dielë mbizotërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin, kryesisht orët e paradites.
Sipas MeteoAlb duke i’u afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në zonat jugore dhe qendrore duke gjeneruar shira aftashkurtër. Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat jugore-juglindore. Orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Sa përket Europës Meteoalb raporton se Europa Jugperëndimore dhe pjesa më e madhe e Ballkanit do të jenë ne ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.
Europa Qendrore dhe Lindore do të jenë me vranësira dhe reshje. Po ashtu me vranësira të dendura, reshje shiu dhe mini stuhi ere do të jetë Veriu i kontinenti.