Moti i së dielës, rritje temperaturash dhe kthjellime

Kjo ditë e dielë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Reshje shiut pritet të jenë prezente në jug të vendit por me intensitet të ulë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 22°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.

SHKARKO APP