Moti mbylli shkollat, Kushi shpjegon si do të vazhdojë mësimi

Ministrja e Arsimit dhe Rinisë, Evis Kushi shpjegon si do të vazhdojë mësimi online për shkollat fillore dhe të mesme. Kushi kujton tre mënyrat e ndjekjes së mësimit online nga nxënësit.

“Bazuar në “Udhëzuesin për Fillimin e Vitit Shkollor 2020-2021”, nxënësit dhe mësuesit kanë tri platforma alternative në ndihmë të procesit mësimor: Platforma online “Akademi.al”; Kanali i dedikuar “RTSH Shkolla”; Kanali i MASR në “Youtube”. Tek to, nxënësit mund të ndjekin të gjitha videot mësimore sipas një plani mësimor të unifikuar për të gjitha klasat në të gjitha shkollat e vendit”, shkruan Kushi.

Nga ana tjetër, ajo shton se ky vendim ishte i rëndësishëm për shkak të përkeqësimit të motit, temperaturave ekstremisht të ulëta, reshjeve të dëborës, ngricave dhe stuhive në shumë zona të vendit. “Dua t’ju siguroj se të gjitha vendimet që marrim bazohen në prioritetin tonë absolut, i cili është pa dyshim shëndeti dhe siguria e fëmijëve tanë, për të cilët duam të shmangim cdo rrezik të mundshëm”, shton ministrja.

SHKARKO APP