Moti me erë të fortë në Tiranë, Veliaj thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me emergjencat

Edhe pse një kohë më e ngrohtë se ditët e tjera, e diela në Tiranë po shoqërohet me erë të fortë, çka në disa raste ka shkaktuar edhe probleme për lëvizjen e qytetarëve. Era e fortë ka bërë që disa pemë apo degë të tyre të bien, duke u bërë edhe një rrezik potencial për njerëzit dhe automjetet e parkuara në rrugë.

Nisur nga kjo situatë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje gjithë banorëve të Tiranës që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur problemet e ndryshme. Nëpërmjet një statusi në twitter Veliaj bën të ditur se për shkak të motit punonjësit e emergjencave civile të Tiranës janë në terren ku kanë ndërhyrë në heqjen e pemëve të rrëzuara dhe duke hapur trotuaret dhe rrugët.     

“Shokë – kujdes sot në Tiranë prej erës së fortë e pemëve apo objekteve që rrëzohen! Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë janë në terren sot dhe pse ditë pushimi! Me pak vigjilencë e kalojmë pa zarar këtë moment gjer sa të kalojnë stuhitë! Për çdo sinjalizim ju lutem”, shkruan Veliaj në twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?