Moti me shi shkakton kaos dhe trafik, bllokohet edhe ambulanca
Qindra makina prej më shumë se një ore janë bllokuar në dalje të Tiranës, në drejtim të Elbasanit, pranë qendrës tregtare TEG.
Punimet në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare, por edhe numri i madh i njerëzve në lëvizje për festat e fundvitit ka bërë që trafiku të bllokohet totalisht dhe për këtë arsye shumë shoferë i kanë fikur mjetet e tyre.
Numri i makinave në radhë ka qenë shumë i madh madje është penguar dhe lëvizja e një ambulance që ka qenë me urgjencë.