Moti për ditën e sotme, e martë 5 qershor 2018
Moti për ditën e sotme, e martë 5 Qershor 2018. Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë mundësinë për shira të dobët në zona të izoluara të Ultësirës Perëndimore.
Pasditja lokalizon vranësirat drejt Lindjes së territorit duke gjeneruar shira të përkohshëm në Veri-Verilindje.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë pjesa më e madhe e territorit shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ruajnë vlera të njëjta gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi MBI 32°C.
KOHA JONË SONDAZH

