Moti për fundjavën, nesër rikthehen reshjet e shiut

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Sipas parashikimit, gjatë dy ditëve në vijim priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Temperaturat variojnë nga 13 / 19 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 9/19 °C; në vendet malore: 4/12 °C. Sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Në bregdet do të jetë e fortë.

Ditën e diel, moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Që në mëngjes do të nisin reshjet e shiut në jug të vendit, e do të jenë prezente gjatë gjithë ditës, por me intensitet të ulët. Edhe të dielën era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

SHKARKO APP