Moti për këtë ditë të dielë, diell dhe shi
Kjo ditë e dielë do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat juglindore pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu shoqëruar me mini-stuhi breshëri.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior.