Moti për këtë të dielë, diell dhe shi
Këtë të dielë, kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë paraditen në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të vranësirave dhe shirave në një pjesë të mirë të territorit.
Më të dendura shirat paraqiten në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta. Pasditja dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë vendin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.