Moti për këtë të dielë/ Dita nis me diell, nuk mungojnë reshjet e shiut

Ditën e sotme pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë. Sipas Meteoalb, parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.

Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?