Moti për këtë të dielë, kthjellime dhe vranësira
Këtë të dielë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku mjegulla do të jetë e pranishme në verilindje dhe juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten nga 2-11 gradë celcius ndërsa temperaturat maksimale do të jetën me rritje 10-13 gradë celcius në veri, 18-19 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të fryjë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7m/sek. Për rrjedhojë në det të hapur do të krijohet dallgëzim i forcës 3 ballë.