Moti për këtë të dielë, temperatura deri në 25 gradë celsius

Këtë të dielë, moti do të jetë kthjellime dhe vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga reshje shiu, lokale në Juglindje në formën e rrebesheve.

Temperaturat minimale do të luhaten 7-14 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 19 -23°C në veri, 23 -25°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.

SHKARKO APP