Moti për këtë të dielë, temperaturat arrijnë deri në 24 gradë
Kjo e dielë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.
Në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C.
Sipas MeteoAlb era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet dallgëzim 3 ballë.