Moti për këtë të dielë, temperaturat arrijnë në 42 gradë C
Kjo e diel ka një valë të të nxehtit Afrikan, por sërish moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites.
Vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarkun e Elbasanit
Do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 42°C.