Moti për këtë të dielë, ulje temperaturash dhe reshje shiu

Kjo e dielë do të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në zonën verilindore dhe zonën qendrore. Temperaturat në mëngjes do të luhaten nga 16-19 gradë.

Vlerat maksimale do të jenë më rënie nga 25-28 gradë C në veri deri në 29-32 gradë C në zonat e ulta.

Era do të jetë e hapur me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës3-4 ballë në det të hapur.

 

SHKARKO APP