Moti për këtë të dielë, vranësira dhe reshje shiu
Aktualitet E Diel, 13 Nëntor 2022 08:04
Kjo e dielë do të karakterizohet me mot me vranësira të dendura dhe reshje të pakta në jug dhe juglindje. Temperaturat minimale parashikohen nga 4-11 gradë. Temperaturat maksimale do të jenë me rënie nga 9 deri në 13 gradë celcius në veri, 19-21 gradë në zonën e ulët dhe në bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 -5 balle në det të hapur.