Moti për këtë të hënë, në skajet veri-jug shi por dhe diell

Sipas ”MeteoAlb”, deri në mesditë moti mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar skajet Veri-Jug të cilat do të kenë kalime vranësirash dhe ndonjë shi të izoluar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP