Moti për këtë të martë, lajm i mirë për pushuesit

Edhe këtë të martë do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se sot do të ketë shira në veri dhe verilindje të vendit. Ndërsa, në bregdet do të mbizotërojë një mot me diell. Ndërkohë, temperaturat maksimale do të shkojnë në 38 gradë.

Vendi ynë mbetet në ndikimin e kthjellimeve deri pas mesditës, kur vranësira kalimtare shfaqen nëpër territor. Pasditja zhvillon vranësirave në skajin Verior-Verilindor, ku do te ketë reshje te karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 2 – 3 ballë.

SHKARKO APP