Moti për këtë të shtunë 24 Maj, mot me shi dhe diell

Vendi ynë do të përjetojë një ditë me mot të paqëndrueshëm këtë të shtunë, ku alternohen kthjellimet me vranësira të dendura, të cilat në disa zona do të shoqërohen me reshje shiu.

Në veri dhe verilindje të vendit, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu.

Temperatura minimale në këto zona do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale pritet të mos kalojë 20°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prania e erërave të lehta veriore do të sjellë ndjesi freskie gjatë gjithë ditës. Në zonat e ulëta, do të ketë intervale me diell, por vranësirat do të jenë të shpeshta, kryesisht në orët e pasdites.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshje të izoluara nuk përjashtohen. Temperaturat do të variojnë nga 16°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?