Moti për nesër dhe javën e re. Ditë të nxehta dhe reshje të shumta

E diela pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Mot i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit.

Vranësirat parashikohen të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Metereologjik Ushtarak.

Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare jugore pritet të fitoj shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohet të pësojnë rritje të lehtë në të dyja vlerat.

Edhe pse kemi hyrë në stinën e vjeshtës ditët në vijim, tempëraturat e nxehta do të rikthehen përsëri duke shkuar në 33 gradë celcius.

Fillimi i javës megjithatë do të ketë hyrje të masave ajrore më me lagështirë, ku do të ketë vranësira dhe të pranishme reshje të shiut.

Fundi i këtij muaji do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, ku do të ketë rënie të temperaturave me 5-6 gradë celcius.

Me fillimin e muajit Tetor do të lëmë pas temperaturat e nxehta dhe do të ketë prani të vazhdueshme të reshjeve të shiut.

SHKARKO APP