Moti për sot. Vranësira dhe temperatura në rritje, por reshje bore e shiu në këto zona
Pas këtyre ditëve të kthjellëta do të vijë një fundjavë ndryshe. Gradualisht, gjatë ditës së shtunë vranësirat do të vijnë në dendësim. Përgjatë maleve do të shfaqen reshjet të dobëta bore dhe në pjesën tjetër të vendit reshje lokale shiu.
Era, do të fryjë nga kuadrati i lindjes e lehtë e mesatare në brigjet e Adriatikut, duke u pasuar nga një valëzim i ulët i forcës 2 deri 3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -4ºC deri në 7 ºC
zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC
zonat bregdetare 1ºC deri në 15 ºC