Moti sot, e hënë 13 janar: Borë, shi dhe erë e fortë
Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), e Hënë data 13 reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Në Veri, Verilindje, Qendër dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
* në bregdet: 5 / 12 °C ;
* në vendet e ulëta: 5 / 10 °C ;
* në vendet malore: -4 / 4 °C
Sot pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.