Moti të dielën me shi, përmirësohet pasdite
Kjo e shtunë është shoqëruar me erëra të forta në territor, teksa temperaturat kanë shkuar deri në 27 gradë.
E diela do të sjellë shira të përkohshëm deri vonë pasdite kur pritet përmirësim gradual i motit në pjesën më të madhe të territorit por shira afashkurtër mbeten prezent në zonat perëndimore, thotë Meteoalb.
Temperaturat e ajrit që rritën ndjeshëm të premte dhe të shtunë duke variuar nga 4 ne 27°C do të bien të dielën me 3-4 gradë Celcius, si pasojë e shirave në të gjithë territorin.
KOHA JONË SONDAZH

