Moti/Vranësira në të gjithë vendin, pasditja sjellë reshje shiu e bore

Vendi ynë deri në mesditë kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjellë shtim të vranësirave gjeneruar reshje të izoluara shiu por reshje bore do ketë në zonat e thella malore.

Nata sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke u luhatur nga -3°C mëngjesi deri në 16°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

SHKARKO APP