Motorët mjekësorë në Shqipëri, drejtori i Urgjëncës Brataj: Zonat ku përdoren për të çuar ndihmën e parë

Drejtori i Urgjëncës kombëtare, Skënder Brataj ka treguar përmotorët mjekësorë që kanë hyrë për herë të parë në Shqipëri. Një një intervistë për ”Euronews Albania”, Brataj tha se këta motora përdoren në qendrat me trafik apo në ato historike, ku është e pamundur të hyjet me auto-ambulancë.

“Motorët mjekësorë janë hera e parë që vijnë në Shqipëri. Duhet të kene sirenat, fenelinat, identifikimin. Gjithmonë na marrin në telefon, shiko se ambulanca… Kush është qëllimi i motorave? I studiuam disa nga modelet. Disa nga modelet përdoren edhe në Izrael, edhe në Gjeorgji.

Motori shërben për zonat me trafik, për qendrat historike që janë të ngushta. E rëndësishme është që ekipi mjekësor të mbërrijë në vendin e ngjarjes, të japë ndihmën e parë. Ka një statistikë të tillë që një në 1000 persona në vit vdesin në mënyrë të papritur. Në 85 % të rasteve ka nevojë për goditje elektrike apo defibrilim”, tha Brataj.

SHKARKO APP