Motori i fast food-it përplaset me makinën në Lungomare, plagoset drejtuesi

Drejtuesi i një motori të një biznesi fast food mbeti i plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në Lungomare, pranë ish-shkollës së Marinës në Vlorë.

Mësohet se motori ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tip “Benz” 220.

I plagosuri ka marrrë plagë në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?