Motori përplas për vdekje të moshuarën në Lezhë, arrestohet drejtuesi
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, ku një motoçikletë ka përplasur për vdekje një 75-vjeçare.
Edhe pse e moshuara u dërgua me urgjencë në spital dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.
Policia bën me dije se shkaktari i aksidentit shtetasi Izedin Llukaçej u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.
Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Izedin Llukaçej u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

