Motori përplaset me BMW në Vlorë, kokorja i shpëton jetën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një makinë tip “BMW” ka përplasur një motor dhe për pasojë ky i fundit ka marrë flakë.

 

Drejtuesi i motorit në momentin e aksidentit kishte të vendosur në kokë mbrojtësen e kokës “kokoren” e cila fatmirësisht i ka shpëtuar këtij të fundit jetën. Ai ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve si edhe policia e Vlorës e cila ka shoqëruar për në komisariatin e Vlorës drejtuesin e automjetit të llojit BMË, për ta marrë pyetje për aksidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?