Motra e Eglantinës: Nuk e dija që ka vdekur, edhe mua s’më lanë të martohesha me burrin që kam
Motra e Eglantina Bucit për “Fax News” ka rrëfyer se nuk e dinte se e motra kishte ndërruar jetë. Elona është një nga personat e fundit që ka kontaktuar me të motrën Eglantina Buci, që u ekzekutua nga i vëllai Shkëlzeni dhe i ati 8 vite më parë në Malin me Gropa.
Ajo tha se Shkëlzeni nuk ka bërë asgjë në kokën e tij dhe për gjithçka nxitej nga babai i tyre, duke shtuar se me ato të dy ka shkëputur kontaktet prej 15 vitesh pasi nuk pranonin edhe lidhjen e saj me bashkëshortin që sot jeton dhe ka 2 fëmijë.
“Shkëlzeni nuk do të ishte i aftë të bënte asgjë në mendjen e tij, është shtyrë nga babai, madje edhe për atentatin ndaj Mishel Prelës. Babai nuk e lejonte të na takonte. Prej 15 vitesh kam shkëputur çdo kontakt me anëtarët e familjes, kur më vdiq vëllai nga sëmundja e rëndë, shkova vetëm ditën e varrimit”.
Elona zbulon se i ati pas ndarjes me nënën e saj në vitin 1993 është martuar me një grua të dytë e se kjo e fundit i ka shkatërruar dhe familjen pasi dhunonte fëmijët.