Motra e Kim Jong Un sulmon Biden: Do të jetë shumë për të nëse përfundon mandatin

Koreja e Veriut kritikoi sot ashpër marrëveshjen e arritur nga Koreja e Jugut dhe SHBA për dërgimin e nëndetëseve bërthamore amerikane në Korenë e Jugut.

Diktatori Kim Jong-un nuk doli vetë, por nxorri të motrën të reagojë ashpër për marrëveshjen e arritur në Uashington më herët gjatë kësaj jave, mes presidentëve Joe Biden dhe Jun Suk Jeol. Motra e diktatorit theksoi se marrëveshja mund të sjellë “rrezik edhe më serioz”.

Ndërkaq, Kim Jo-Jong shpërtheu në fyerje për presidentin amerikan Joe Biden.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Presidenti Biden, 80 vjeç, “nuk është në asnjë mënyrë në gjendje të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë”, shtoi ajo, duke e quajtur atë “një plak pa të ardhme”. Do të jetë “shumë për të edhe të përfundojë dy vitet e mbetura në detyrë”, vazhdoi motra e Kim Jong-un, e cila po fyente edhe liderin e Koresë së Jugut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë një vizite të presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Sok-gil në SHBA, Uashingtoni dhe Seuli paralajmëruan Korenë e Veriut të mërkurën për çdo sulm me armë bërthamore, duke thënë se kjo do të çonte në një përgjigje që do të shihte “fundin” e regjimit të Phenianit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?