Motra e një të arrestuari i shkruan Berishës: Merru me fëmijët e tu

Dy ngjarje të ndodhura në Tiranë më 5 janar të vitit të shkuar dhe ajo dy netëve më parë në Kombinat, kanë të përbashkët një emër të njëjtë, por që rezultojnë persona të ndryshëm.

Bëhet fjalë për Altin Danin, i cili u vetëdorëzua në polici, pasi tentoi të vriste një shtetas në Kombinat. 45-vjeçari sipas policisë qëlloi me breshëri Kallashnikovi drejt një pike bastesh.

Emri i tij u përfol në rrjetet sociale nga Sali Berisha. Ish-kryeministri e lidhte këtë emër me bandat që veprojnë në Tiranë. Por, motra e Danit, Anila Dani i sqaron ish-kryeministrit rastin.

“I dashur Zoti Sali Berisha ai Altin Dani që shkruan ti nuk ka lidhje me ngjarjen e mbremshme te ndodhur ne kombinat me qe e ke implikuar ti ne lidhje me ngjarjen e 5 janarit 2015 vellai nuk ka lidhje me to prandaj te lutem mos na shqetëso me shkrimet e tuaja politike në FB shiko fëmijët e tu të lutem kam dy prindër të sëmurë me zemër prandaj të lutem mos mi shqetëso me shkrimet e FB” shkruan motra e Altin Danit.

I njëjti emër, pra Altin Dani, por person tjetër u plagos në atentatin e datës 5 janar të vitit 2015 në Rrugën e Kavajës ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një shtetas tjetër. /Dita/

SHKARKO APP