Motra e Pëllumb Metës: Vajza e madhe u nda nga burri, më revoltoi deklarata e Baftjarit
Mbetet ende mister motivi i vrasjes së 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit, për të cilin akuzohen si autorë dy fëmijët e tij, Hygerta dhe Hysen Meta, ndërsa djali tjetër Amarildo Meta dhe bashkëshortja e viktimës Blerina Meta akuzohen si bashkëpunëtorë në fshehjen e gjurmëve të krimit.
E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, motra e viktimës Lutfie Muka ka bërë me dije se dhe vajza e madhe është ndarë nga bashkëshorti, pas krimit tronditës, pasi sipas saj, ajo ka mbajtur krahun e të ëmës. Ajo shtoi më tej se e ka revoltuar deklarata e vjehrrit të viktimës, babait të Blerinës, që e konsideronte si të pritshme vdekjen e Pëllumb Metës.
“Vajza e madhe është divorcuar. Ajo ka mbajtur krahun e nënës së vetë. Ajo ka thënë; dua të iki te mami, te gjyshi. Kur e pashë dje, nuk di shyqyr që më ka mbajtur Zoti mendjen. Se gjithë ajo tragjedi, se pranoj dot më. Se më duket sikur akoma vazhdojnë të hapin varre të reja. Më ka revoltuar shumë dëshmia e Baftjarit, babait të Blerinës, që e kishte pritur vdekjen e Pëllumbit.”, tha ajo.