Motra e Sonila Meços, kandidate për këshilltare bashkiake në Gjermani
Rezarta Reimann, motra e gazetares dhe moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, po kandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë.
Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.
Gazetarja Meço ka postuar foton e një të përditshmeje gjermane, ku ndër 5 kandidatët është edhe e motra e saj.
“Rezi në fushatë, zyrtarisht!”-shkruan ajo.
“Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë,”-shkruante në një tjetër postim Meço.